Edhe fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të përhapin COVID-19

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19, sipas të dhënave të gjurmimit të kontaktit nga tre institucione të kujdesit për fëmijët në Utah.

Hulumtimi thotë se 12 fëmijë u infektuan me COVID-19 në një institucion të kujdesit për fëmijë dhe ua transmetuan të paktën 12 personave jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e shtëpisë.

Të dhënat tregojnë se fëmijët mund të bartin virusin nga mjediset e kujdesit për fëmijët në shtëpitë e tyre, shkruajnë studiuesit në një raport të lëshuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Telegrafi.

Studiuesit analizuan të dhënat e gjurmimit të kontaktit të 184 njerëzve që ishin të lidhura me tre institucionet e kujdesit për fëmijët në Salt Lake County.

Ata gjetën të paktën dy fëmijë që nuk kishin asnjë simptomë, dhe jo vetëm që ishin infektuar, por ua transmetuan njerëzve të tjerë, përfshirë një nënë e cila ishte shtruar në spital. Një fëmijë 8 muajsh përhapi virusin te të dy prindërit.

Studiuesit thonë se dy të infektuarit e parë ishin anëtarë të stafit që kishin kontakte me virusin që e transmetuan fëmijët.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme