Ti bëhu cinik sa të duash, se cinizmi kushton lirë, s’ka më kollaj se sa t’u thuash vegjëlisë
“Ju lutem mos më rrëzoni’, se pastaj, e dini ju çka ju gjen!
Njeriu i mençur shtiret i dobët bash kur është i fortë.
Ti nuk je i fortë prandaj bëhesh cinik!
Nga kush varet pushteti yt?
Ata nuk të kanë votuar që kur ti ‘t’i marrësh erë trëndafilit, të shikosh anash në ka ndonjë arkivol’.
Është lidhje e paqëndrueshme kjo.
Rininë që të ka votuar e ke pa punë, pa pare, me diploma, me pritje, me padurim dhe me nervozë të madhe.
Ata me qetësi të rrejshme po t’i shikojnë ministrat duke i punësuar mbesat e nipat e tyre.
Dhe moshatarët e tyre që përditë po ikin nga Kosova.
Të gjithë, edhe fëmijët, po ta shohin qeverinë e korruptuar…!
Dhe, po, të kemi votuar edhe ne idealistët e papërmisuar, budallenjë, që nuk mbushemi mend!
Nganjëherë sillesh mirë.
Për shembull, ke qëndruar gatitu gjatë pranimit të përqafimit nga Edi Rama.
Edi Rama si dhënës i përqafimeve është i rrezikshëm. Ai nuk merr përqafime – ai jep.
Ju kam paralajmëruar, Edi Rama është mjeshtër i madh, edhe përqafimin e ka armë për t’i mposhtur dhe për t’ua treguar vendin armiqve!
Në përqafim të Edi Ramës dukeshe si Dalila, e Edi Rama si Simpsoni!
Tamam si tregimi i fundit i dashurisë së Simpsonit.
Dukeshe i butë, i kënaqur, i urtë, i bindur…nuk e di a do të mund ta tradhtosh në fund, si e tradhtoi Dalila-Simpsonin!
Përqafimi për pak të interpretohej si haram, sepse dukej sikur aty kishte edhe pak libido.
Libidizëm a s’di çka, kryesore burri i Albulenës nuk ju pa juve dyve si ‘kurvarë’.
Burri i Albulenës vuan nga ‘kompleksi i kurvarit’, dhe kjo është vuajtje e panevojshme, sepse në fjalorin shqip gjuhëtarët meshkuj nuk e kanë futur fjalën kurvar, që do të thotë se me fjalor ‘mashkulli në asnjë rast nuk mund të jetë kurvar’!
Mund të jetë prostitutë edhe mashkulli, por fjalori shqip nuk e pranon realitetin.
Burri i Albulenës e akuzoi invalidin e UÇK-së se ka dalur në kafene për të ofruar shërbime seksuale, sepse kurva nuk blen, por shitet…
Veteranët e UÇK-së janë aq të lodhur sa ti lirisht i quan ‘kurva’ dhe ata heshtin!
Ministër i Drejtësisë është burri i Albulenës, i cili sheh ëndrra me ‘kurvarë’, e pse sheh ëndrra me kurvarë e jo me meshkuj seriozë, nuk e di!
Por, ka diçka të re.
Albin Kurti është i pari kryeministër që kanë filluar t’ia marrin inat edhe fëmijët.
Sepse fëmijët ndjehen të mashtruar.
Ju ka premtuar rroga mujore prej 10-të euro në muaj dhe ende nuk ua ka dhënë asnjë centë!
Fëmijët (prej klasës së parë deri në moshën 16-të vjeçare) dëshirojnë ta shohin shpejt fundin e Albin Kurtit.
I kam intervistuar shumë prej tyre!
Ja dialogu im me një nxënës të klasës së gjashtë!
Nxënësi: Albini na ka mashtruar!
Unë: Qysh ju ka mashtruar?
Nxënësi: Ka thënë se na jep 20-të Euro në muaj, dhe na i ka vjedh paret!
Unë: Nëse Albini nuk ua jep rrogën, çka bën ti?
Nxënësi i rrudhi krahët dhe më pyeti:
Çka me bë?
Unë: Krijo një lojë me personazh Kryeministrin se si ju ka mashtruar juve fëmijëve, dhe se si në lojë ju po e ndjekni gjithkah për ta zënë borxhlinë.
Shpërndaje lojën në internet.
Kërkoni kamatë dhe rebelohuni…
Mos i lëni vend as në qiell.
Edhe atje në qiell dërgojeni një grup fëmijësh t’ia zë pritën!
Po tregomë ti mua, çka kishe ble me 20
Euro në muaj?
Nxënësi: I kisha mbledh paret….
P.S. Me fëmijë nuk ka lojë!
E për ‘fatin tënd të keq’, krejt shpirtërat e shqiptarëve janë bashkë-moshatarë -15 vjeçarë!
Pra, s’të shitet cinizmi sepse ke punë me një popull ‘fëmijë’!