Skuadra e FC Ferizajt nesër do të marrë rrugë drejt bregdetit shqiptar ku do ta zhvillojë një fazë të përgatitjeve.
Ferizaj që këtë edicion e ka synim të rikthehet në elitë ka bërë bukur shumë investime duke sjellë përforcime dhe trajneri Arbnor Morina në Shqipëri do të punojë në komponimin e skuadrës.
Njoftimi i FC Ferizajt:
Skuadra jonë përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit!
Sot skuadra jonë e ka përfunduar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit, pasi që nesër (e shtunë) në orët e mengjesit do të udhëtojmë drejtë Shqipërisë, për të vazhduar fazën e dytë të pregatitjeve.
Skuadra jonë fazën përgatitore do ta kryej në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojm 8 ditë dhe do ti zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese.