Vendimi i djeshëm i Albert Bunjakit për të mos kryer asnjë zëvendësim zgjoi diskutim të madh te opinioni.
Së fundmi këtë e ka bërë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila e ka “thumbuar” selektorin kosovar.
“Duhet theksuar se përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë kësaj ndeshje, duke i besuar nga fillimi e deri në fund 11-shes startuese, ndonëse tek disa lojtarë u vërejt lodhja”, shkruan FFK-ja në faqen e saj zyrtare.
Kujtojmë që Kosova në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Islandën.