Pas Barcelonës e Juventusit, edhe skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se trajneri i Interit, Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Wijnaldumit, i cili do të jetë futbollist i lirë në verë.
Wijnaldum ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin dhe tashmë ka paralajmëruar largimin e tij nga kampioni i Anglisë. Wijnaldum ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën por kërkesat e tij për klubin e ri janë një kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh. 30-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola në 36 ndeshje për Liverpoolin kurse karrierë ka bërë edhe te Newcastle, PSV Eindhoveni e Feyenoordi.