Përfaqësuesja e Tajvanit në Izrael, Li Ya-ping, u zotua të forcojë shkëmbimet dypalëshe kulturore, arsimore dhe ato urbane gjatë një takimi me kryetarin e qytetit Ramat Gan Carmel, Shama-Hacohen.
Li e uroi Shama-Hacohen për arritjet e qytetit Ramat Gan-it në 100 vjet që nga themelimi i tij, raportoi CNA.
Përfaqësuesja e Tajvanit në Izrael vuri në dukje se Taoyuan dhe Ramat Gan krijuan lidhje si qytete simotra në vitin 2016, duke thënë se që nga themelimi i këtyre lidhjeve jo vetëm që janë shtuar shkëmbimet dypalëshe, por edhe janë thelluar më tej marrëdhëniet midis tajvanezëve dhe izraelitëve. Ajo shprehu shpresën se mund të organizohen më shumë shkëmbime sapo të tejkalohet situata me pandemi.
Shama, i cili u zgjodh kryetar bashkie në vitin 2018, tha se zhvillimi i teknologjisë së lartë të Tajvanit është i njohur botërisht dhe e quajti Tajvanin një partner biznesi të domosdoshëm për botën. Ai tha se Tajvani ka një kulturë të pasur dhe të larmishme dhe se mezi priste të ndërtonte një urë miqësie për brezin e ri përmes edukimit dhe aktiviteteve kulturore.
Ramat Gan ndodhet pranë qarkut të Tel Avivit. Qyteti është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit, duke tërhequr kompanitë izraelite dhe ndërkombëtare të teknologjisë së lartë, duke përfshirë “Israel Diamond Exchange”, që është shkëmbimi më i madh i diamanteve në botë, thuhet në një njoftim për shtyp të Zyrës Ekonomike dhe Kulturore të Taipeit.