Konglomerati japonez i elektronikës Panasonic është kompania më e fundit që do të ofroj vende pune me vetëm katër ditë në javë.
Siç njoftojnë mediet vendore, përcjell Telegrafi, kjo po bëhet për të përmirësuar jetën e punëtorëve, pasi që japonezët njihen për kulturën intensive të punës.
“Ne duhet të mbështesim mirëqenien e punëtoreve tanë”, është shprehur para investitorëve shefi ekzekutiv i kompanisë Yuki Kusumi.
Panasonic shpreson t’u japë punëtorëve më shumë kohë për të ndjekur interesat e tyre personale, siç janë angazhimet vullnetare.
Kompania po shkon gjithashtu drejt aranzhimeve më fleksibël të punës, që përfshinë inkurajimin e punëtorëve për të punuar në distancë dhe lejimin e tyre të vendosin nëse duan të transferohen në një qytet tjetër pa familjet e tyre.
Panasonic iu bashkohet një sërë kompanish japoneze që ofrojnë punët 4 ditore brenda javës, duke përfshirë firmën farmaceutike Shionogi dhe zhvilluesin e sistemeve Encourage Technologies.
Gjatë 2020-së, vetëm 8 për qind e kompanive japoneze kanë ofruar dy ditë pushim për punëtorët e tyre.