Kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se javën e ardhshme mund të kenë një protestë të radhës për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Trusti.
Llumnica në emisionin “Ditari”, tha se këtë do ta bëjnë për shkak të presionit që kanë edhe nga punëtorët të cilët ata i përfaqësojnë.
“Ka mundësi që edhe si sindikatë të bëjmë protestë për arsye anëtarët tanë punëtorët bëjnë presion te ne dhe në realitet ne jemi të detyruar të mbrojmë mirëqenien e punëtëve të cilët na kanë zgjedhur dhe realisht do të punojmë për këtë”, tha ai.
Kurse theksoi se ftesa do të iu bëhet të gjitha sindikatave që sipas tij, të jenë bashkë e unike në kërkesat e tyre.
“Së shpejti mund të presim edhe javën e ardhshme, për arsye se jemi të imponuar jemi të shtyrë prej anëtarësisë, po pse jo edhe ne kemi dëshirë të bëjmë një tërheqje të këtyre mjeteve duke marrë parasysh gjendjen. Do t’i ftojmë të gjitha sindikatat të jenë bashkë unike dhe dhe të dalim nga kjo situatë e rëndë ekonomike”, tha Llumnica.
Kurse protestës së sotme i janë bashkangjitur edhe disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së.