Këngëtarja dhe tekstshkruesja Joni Mitchell tha se do t’i heqë këngët e saj nga platforma Spotify, pas shqetësimeve për keqinformim rreth vaksinimit në këtë platformë.
“Njerëz të papërgjegjshëm po shpërndajnë gënjeshtra që po u kushtojnë me jetë njerëzve. Solidarizohem me Neil Young dhe me shkencëtarët e komunitetin mjekësor në këtë çështje”, shkroi muzikantja kanadeze në uebsajtin e saj të premten.
Ky vendim i saj erdhi pas muzikantit Neil Young, i cili kërkoi nga menaxherët dhe labeli i tij që t’i hiqen të gjitha këngët në Spotify, pas dezinformatave rreth vaksinave që u përhapën nga komediani Joe Rogan. Rogan është kritikuar për intervistimin e një specialisti të sëmundjeve infective, i cili kundërshton vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19.