Edhe këtë vit bora e zë në befasi komunën e Ferizajt

Ferizaj | 11 Dhj 2017 | 12:16 | Nga

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka marr me shqetësim reagimet e qytetarëve të Komunës së Ferizaj, për gjendjen jo të mirë të rrugëve pas reshjeve të borës.

Kjo neglizhencë e Komunës së Ferizajt është bërë shprehi për mos përzgjedhjen e operatorit ekonomik në mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt nuk ka proceduar në procedurat e prokurimit në kohën e duhur, e poashtu komisioni për vlerësimin e dosjes së tenderit duhet sa më shpejtë të përzgjedh operatorin ekonomik në mirëmbajtjen e rrugëve.

Keni të bashkangjitur edhe disa nga fotot nga gjendja e rrugëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme