Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se edhe këtë vit, fëmijëve të porsalindur në këtë qytet do t’u ndahen nga 120 euro.
Sipas njoftimit në Facebook, Tahiri ka thënë se për të dytin vit me radhë po zbatohet një politikë e tillë.
“Për të dytin vit me radhë po zbatojmë një politik në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njëjtat”, ka thënë ai.