Më shumë se dhjetëra yje do të performojnë në një koncert për ta nderuar legjendën e muzikës Prince, dy ditë pas ceremonisë së 62-të të Grammy Awards, raportoi CNN. Koncerti “Let’s Go Crazy: The Grammy salute to Prince” do të mbahet më 28 janar në Los Angeles.
Formacioni yjor i interpretuesve për nder të Prince përfshin: John Legend, Foo Fighters, Alicia Keys, Juanes, Chris Martin i Coldplay, Usher, dhe Earth, Wind & Fire, dhe muzikantë të tjerë.
Këngëtari i hitit “Purple Rain” i ka fituar shtatë “Grammy” dhe është nominuar 38 herë për këtë çmim, njoftoi Akademia Amerikane e Regjistrimeve.
“Me qëndrimin e tij subversiv dhe natyrën komanduese, ai i kombinoi zhanret e muzikës dhe krijoi muzikë elektrizuese të një karakteri të fuqishëm”, tha presidentja e Akademisë, Deborah Dugan.
“Prince vazhdon të jetë një ikonë frymëzuese për artistët dhe fansat në mbarë botën – shtoi Dugan.
Prince (Roger Nelson) ndërroi jetë më 21 prill 2016, disa javë pasi njoftoi se do ta botonte librin autobiografik, shkruan KOHA Ditore.
Autobiografia e tij, “The Beautiful Ones”, e botuar vitin e kaluar, kombinon librin e papërfunduar të këngëtarit me fotografitë origjinale, shënime dhe tekste të këngëve.