Përpos Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitit të Policisë dhe të zjarrfikësve, edhe KFOR-i është bashkuar për kërkimin e dy policëve.
Me helikopter e me dronë, janë duke vazhduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton “Zeri.info”.
Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se do të vazhdojnë kërkimet edhe në Maqedoni për gjetjen e policëve, pasi që siç është shprehur ai, për shkak të lumit të vërshueshëm ka gjasa që trupat e dy policëve uji t’i ketë bartur në Maqedoni.