Khloe Kardashian do t’i hyjë asaj që duket se po shndërrohet në një biznes familjar, produkteve të grimit.
Ajo ka aplikuar për patentim të dy emrave, qe po planifikon shume shpejt t’i fus në treg.
Njeri është “KOKO Kollection by Khloe Kardashian” dhe tjetri “KOKO Kollection”.
Ende nuk është e qartë se cilat produkte do të përfshihen në këto linja, mirëpo dihet që bëhet fjalë për make up.
Së fundmi edhe Kourtney ka aplikuar për linjën e saj “Kourt”, përderisa Kim e Kylie veçse kanë ndërtuar kompani tejet fitimprurëse në industrinë e kozmetikës.