Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ në bashkëpunim me FSK-në do të organizojnë disa aktivitete me rastin e shënimit të 242 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, për shkëputjen nga Britania e Madhe.
Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është ndoshta dokumenti politik me më rëndësi në botë që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.