Aksionit humanitar për grumbullimin e ndihmave për i është bashkuar edhe grupi i tifozëve të Llapit “Legjendat”.
“Jemi në përkrahje të vazhdueshme të iniciativës së tifogrupit tonë ‘Legjendat’ për t’iu siguruar ndihma familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Sot iniciativa e nisur nga ora 10:00 tek stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ është përkrahur nga stafi i klubit dhe futbollistët. Ju ftojmë që të na bashkëngjiteni në iniciativën për ndihmë të familjeve në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e “Legjendave”.