Ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes ardhja e bashkatdhetarëve, kryesisht nga Zvicra e Gjermania, të cilët po vijnë në Kosovë për festën e Fitër Bajramit.
Vetëm për ditën e sotme janë realizuar rreth 50 fluturime vajtje-ardhje në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, kanë bërë të ditur zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës.
Sikur shihet në foton e Ekonomia Online, aeroporti është plot gjallëri.
Zëdhënësja Valentina Gara ka treguar se vetëm gjatë muajit maj ka pasur 134 fluturime komerciale me 22 500 udhëtarë.