Lionel Messi ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme prej 20 milionë dollarësh, më saktësisht 17.9 milionë eurosh për ta promovuar një kriptovalutë digjitale kompanisë së tokenave të fansave, “Socios.com”.
Lajmin e ka bërë të ditur një burim për “Reutrers”, përcjell “Gazeta Express”,.
Messi kështu bëhet personaliteti i fundit nga sporti global që hyn në botën e kriptovalutave pas lojtarit të NFL, Tom Brady dhe atij të NBA-së, LeBron James, si pjesë e rritjes së bashkëpunimit në mes të firmës së kriptove dhe futbollit.
“Socios” njofton se ylli i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares së Argjentinës do të përfshihet në reklama dhe në promovim të kampanjës për këtë kompani gjatë Botërorit të Katarit, i cili do të nisë në muajin nëntor.
Marrëveshja prej “ambasadorit” për Messin nuk përfshinë pagesa me kriptovaluta.
Ajo do të paguhet për tri vjet, njofton burimi i “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”.
“Socios” kanë nënshkruar marrëveshje, përfshirë këtu krijimin e tokenave, për rreth 130 organizata sportive, përfshirë këtu edhe klubet e mëdha të futbollit si PSG, Barcelona, Juventus dhe Manchester City.
Tokenat e tifozëve janë një lloj kriptoje, e cila ua mundëson atyre të votojnë në vendime të vogla në klubet e tyre.