Miley Cyrus, Robin Thicke dhe Gerard Butler janë ndër të famshmit që u janë shkatërruar shtëpitë nga dy zjarre të mëdha që shpërthyen në Kaliforni.
Këngëtarja Miley tha se e kishte lënë shtëpinë pasi që e dinte se kjo do të ndodhte.
“Unë jam një nga ata me fat, kafshët e mia janë të sigurta dhe kjo është me rëndësi tani për tani”, tha Cyrus.
“Shtëpia ime nuk qëndron më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë ende”.