Gjitha ndeshjet në ligën e Rumanisë në futboll do të luhen pa shikues deri te një njoftim tjetër, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Rumanisë të hënën, transmeton Koha.net.
Federata e Rumanisë po ashtu ka pezulluar shitjen e biletave për ndeshjen eliminatore për Evropianin U-21 mes Rumanisë dhe Danimarkës më 31 mars.
Rumania ka konfirmuar muajin e kaluar rastin e parë me koronavirus dhe që nga atëherë janë paraqitur disa raste tjera.
Bullgaria të dielën ka marrë vendim që gjitha ndeshjet në ligë në dy xhirot e ardhshme të luhen pa shikues, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Po ashtu një vendim të tillë mori edhe Greqia.
UEFA u ka ndaluar lojtarëve dhe arbitrave të shtrëngojnë duart, në vijë me rekomandimet e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.