Kroacia ka raportuar 2421 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është rekord ditor. Po ashtu autoritetet kroate kanë njoftuar se në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur tetë persona, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 437.
Në Slloveni janë regjistruar 1675 raste të reja me koronavirus, por njëkohësisht edhe përqindja më e lartë e rasteve për dallim nga testet e bëra. 29 për qind e të testuarve në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e COVID-19.