Shqiptarët në New York dhe Washington do të organizojnë një protestë paqësore për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës dhe lider i AAK-së, Ramush Haradinajt.
“Ftojmë të gjithë të bashkohen në një protestë paqësore kundër arrestimit të z.Ramush Haradinaj, këtë të hënë më 9 janar 2017 nga ora 11:00-13:00. Bashkohuni në protestën tonë paqësore për lirimin e Haradinajt”, thuhet në këtë njoftim.
Organizatorët kanë bërë me dije se në këtë protestë janë të mirëseardhur flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-së.