Prodhuesi Japonez i veturave, Nissan është duke planifikuar që të ndalojë prodhimin e modelit të ardhshëm të X-Trail në Britani, vetëm dy muaj larg Brexit’it.
Nissan fillimisht ka thënë, katër muaj pas votimit të Brexit’it, ku parashihet largimi i Britanisë nga BE-ja, se do ta prodhojë modelin e ri të SUV-it në Britani, e që u pa një votë e mirëbesimit për të ardhmen e prodhimit në këtë vend.
Fabrika kryesore për prodhimin e X-Trail të tanishëm është në Japoni, ndërsa fabrika e Nissanit në Sunderland prodhon SUV-ët më të vogël, si Qashqai e të tjerë.
“Detajet precize të kësaj deklarate të Nissanit ende janë të paqarta, por sipas burimeve mendohet se në të përfshihet braktisja e prodhimit të X-Trail në Britani, ashtu siç kanë deklaruar kjo kompani në vjeshtë të 2016-ës”, raporton Sky.
Baza e Nissan’it në Britani ka refuzuar që të përgjigjet për këto pohime.
Sipas Sky, kjo nuk pritet që menjëherë të çoj në humbjen e vendeve të punës në fabrikën e Sunderland’it, pasi X-Trail tani nuk prodhohet në të, por rritë dyshimet për të ardhmen e investimeve të Nissan’it në Britani.