Edhe një analiste aderon në politikë, i bashkohet ekipit të Ramës

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Hana Xhemajli, një ish-aktiviste e shoqërisë civile, i është bashkuar ekipit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Xhemajli, e cila u aktivizua në analiza politike gjatë periudhës së pandemisë si njohëse e çështjeve dhe politikave shëndetësore, është emëruar këshilltare për Komunikim Strategjik në kabinetin e kreut të kryeqytetit.

Ish-aktivistja, nuk ishte kursyer edhe me analiza politike përgjatë zhvillimeve të vitit të kaluar dhe atij paraprak.

Ditë më parë edhe biznesmeni politikan, Bekim Brestovci, i është bashkuar ekipit të Përparim Ramës, rreth tri javë ditë pas dorëheqjes nga Nisma Socialdemokrate.

Brestovci, i cili i dha fund angazhimit të tij në subjektin politik të Fatmir Limajt në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar se tash e tutje do të shërbejë si këshilltar për Investime Kapitale në kabinetin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

“Me kënaqesinë më të madhe bëj të ditur që tanimë jam pjesë e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike”, njoftoi Brestovci, përmes një shkrimi në Facebook të martën mbrëma.

Të ngjashme