Edhe një anëtar tjetër i bordit të Infrakosit e pranon që është pjesë e Vetëvendosjes

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Edhe një anëtar tjetër i bordit të Infrakosit e pranon që është njëkohësisht edhe anëtar i Lëvizjës Vetëvendosje.

Përvec Artan Dermaku, anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës – Infrakos, është emëruar edhe një anëtar tjetër  Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdullah Lala, që dje është emëruar si një nga drejtorët e bordit të përkohshëm të Infrakosit, e ka pranuar se është pjesë e partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

“Unë jam anëtar i Vetëvendosjes në Podujevë se jam i asaj ane por jetoj në Prishtinë, po anëtar i VV-së në Podujevë”, tha Lala për kallxo.com.

Përves Dermakut e Lales, dje Qeveria emëroi nëtë njëjtin bord edhe Enis Berishën dhe Vjollca Jasharin.

Kurti po ashtu ka emëruar një tjetër njeri të Vetëvendosjes në bordin e një tjetër ndërmarrjeje.

Bëhet fjalë për Mentor Hysenin, i emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Të ngjashme