Bad News Eagles nuk e kanë ndërmend të ndalen.
“Shqiponjat” nga Kosova e kanë mposhtur sot ekipin Endpoint me rezultat të përgjithshëm 2-1 në kuadër të turneut Elisa Invitational Fall CS:GO, shkruan “Gazeta Express”.
Bad News Eagles në fakt bënë përmbysje në këtë lojë pasi e humbën mapin e parë, për t’u rikthyer më pas furishëm dhe për ta fituar lojën.
Ekipi kosovar po i radhit sukseset një pas një dhe këtë vit ishte një sensacion i vërtetë.