Një aksident mes trenit dhe dy veturave ka ndodhur në Qyshk të Pejës.
Se si erdhi deri tek aksidenti nuk dihet, ndërsa gjashtë të lënduarit u trajtuan në Spitalin e Pejës, dhe më pas u liruan, njofton Klan Kosova.
Ndër të lënduarit ishin edhe një foshnjë, e cila u lëndua në hundë.
Policia e Pejës tha se po vazhdon hetimet.