Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale për ish-luftëtarët e UÇK-së

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka vazhduar me dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja kësaj radhe ka ftuar për intervistim ish-luftëtarin e UÇK-së, Shemsedin Thaqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, teksa ka thënë se Thaqi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/3192401290876063

Të ngjashme