Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, edhe një pacient i prekur me COVID-19 në Kosovë ka vdekur.

Viktima është nga komuna e Rahovecit.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Po ka vdekur. I ndjeri ka pasur komplikime të tjera shëndetësore të zemrës dhe mushkërive. Po ashtu ka qenë i prekur edhe me Covid. Ai ka qenë i shtrirë për 18 ditë në Klinikën Infektive”, tha ai.

Viktima, siç mëson EO i ndjeri ka qenë inspektor i Komunës.

Të ngjashme