Faton Mehmetaj, ish-pjesëtar i UÇK-së është nisur sot për intervistim në Gjykatën Speciale.
Mëngjesin e sotëm, Mehmetaj dhe avokati i tij mbrojtës Arianit Koci, janë parë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Faton Mehmetaj.
Sidoqoftë, ai ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK-së dhe pasluftës në TMK. Për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të RTK-së. Ka botuar disa libra në mesin e tyre edhe për Shërbimet informative.
Kujtojmë se që ga dërgimi i ftesave të para, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK-së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.