Edhe një kënd “Te Pema” i shtohet kryeqytetit

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Edhe një kënd “Te Pema” i është shtuar Prishtinës dhe është vendosur në sheshin “Skënderbeu”.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në Facebook thotë se 10 këndet “Te Pema” të vendosura në Prishtinë, janë rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me ICK – Innovation Centre Kosovo dhe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosova.

“Ky produkt ka për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë ajrit të pastër për shëndetin tonë dhe përmirësimin e cilësisë së tij nëpër zonat urbane, ku ndotja është më e madhe”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti thotë se “TE Pema ” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit.

“Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal”, përfundon Ahmeti.

Të ngjashme