Një tërmet tjetër është ndjerë sërish në Shqipëri, në orën 20:53.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, dridhja ishte me mangnitudë 4.3 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 23 kilometra në veri-perëndim të Shijakut.
Shqipëria ka ndjerë lëkundje të vazhdueshme që nga 26 nëntori kur u godit nga një tërmet 6.4 ballësh.
Tërmeti i së martës la mbi 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë të pastrehë.
Mijëra njerëz nga Shqipëria tashmë kanë ardhur të strehohen në Kosovë.