Në veri të Kosovës, në 24 orët e fundit, një person është infektuar me virusin korona, njoftoi Shtabi i Situatave të Urgjencave atje.
I prekuri rishtas nga Covid-19 banon në Leposaviq.
Deri më tani, gjithsej 116 njerëz janë sëmurë me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 96 janë shëruar, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.