Një tjetër tërmet shumë i fuqishëm ka goditur Greqinë para pak minutash.
Nga të dhënat fillestare merret vesh se tërmeti ishte i fuqisë 5.6 shkallë.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 121 kilometra larg Selanikut.
Pak më herët gjatë ditës ndërkaq, Greqia u godit nga një tërmet edhe më i fuqishëm rreth 6.2 shkallë.