Nëse sot na është dukur se ishte kulmi i të nxehtit, ku në rajonet më të ulëta të Kosovës, siç është Prizreni, temperaturat shkuan deri në 39 gradë, duhet të përgatitemi edhe për vapë edhe më të madhe, ditët në vazhdim.
Sipas parashikimeve të fundit kjo vapë pritet të zgjasë gjatë gjithë dhjetë ditëve të para të gushtit, e më pas mund të presim rënie të temperaturave në vlera mesatare, shkruan gazetametro.net.
Në ditët në vijim, e deri të premten e javës së tjetër, temperaturat do të sillen rreth 40 gradë e më shumë.
Gjatë ditës së nesërme në Prizren temperatuart do të shkojnë deri në 40 gradë, ndërsa në Prishtinë deri në 36 gradë.
Temperatuat më të larta do të shënohen të shtunën dhe të dielen, ku sipas parashikimeve ato në Prizren do të shkojnë deri në 41 gradë.
E njejta gjendje pritet të mbizotërojë deri të premten e javës tjetër, dhe temperaturat që deri të enjten do të sillen rreth 40 gradë, do të bien në rreth 30 gradë.