Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalur në mbështetje pas zhvillimeve të fundit.
Ai ka propozuar disa kërkesa për qeverinë, dhe gjithashtu ka ndërmarrë disa veprime si kryetar i Prishtinës, duke nisur nga themelimi i një task-force.
Njoftimi:
DEKLARATË NGA KRYEQYTETI PËR MBËSHTETJEN E BIZNESEVE LOKALE GJATË KALIMIT NË TREGUN E LIBERALIZUAR TË ENERGJISË!Në informatat e zhvillimeve të fundit lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Komuna e Prishtinës qëndron fuqishëm përkrah bizneseve tona lokale, të mëdha e të vogla, të cilat po përballen me sfida të paprecedentë për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe kërcënimeve për shkëputje nga rrjeti.
E kuptojmë se reforma në tregun e energjisë mund të jetë e nevojshme për qëndrueshmëri afatgjatë, por mënyra dhe ritmi i zbatimit aktual po vendosin barrë të padrejtë mbi shtyllën kurrizore të ekonomisë sonë.Bizneset nuk janë thjesht njësi ekonomike, ato janë punëdhënës, inovatorë dhe ndërtues të komunitetit. Mbijetesa e tyre është përgjegjësi e përbashkët.
Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë Qendrore që:
Të zbatojë një fazë kalimtare drejt tregut të liberalizuar, duke u dhënë bizneseve kohë te mjaftueshme për t’u përshtatur dhe për të siguruar kontrata të drejta.
Të pezullojë kërcënimet për shkëputje, derisa të krijohet një kornizë mbështetëse gjithëpërfshirëse.