Rafet Podvorica, nga Podujeva që së bashku me gruan e tij jeton në një barakë në rrugën Hyzri Talla, së shpejti nuk do të këtë se ku të banojë.
Ai po pretendon se Komuna e Podujevës e ka paralajmëruar se duhet ta lirojnë barakën sepse në atë zonë do të bëhen punime. Qytetari i tha Gazetës Insajderi se i është dhënë afat prej pesë ditësh.
“Pesë ditë i kam afat, pastaj do ma rrënojnë barakën dhe nuk kemi ku të shkojmë tjetër. Jemi dy anëtarë në gjendje të rëndë ekonomike. Komuna nuk po don me ditë për problemet tona. Të mërkurën na kanë njoftu se na duhemi me leshu barakën”, tha ai.