Policia ka neutralizuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump në Kongresin Amerikan pasi ata thyen një nga ndërtesat më ikonë të ShBA-së, duke përfshirë kryeqytetin e vendit në kaos pasi republikani u kërkoi mbështetësve të luftonin kundër numërimit ceremonial të votave elektorale që konfirmuan fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime të shumta nga shumë prej figurave publike.
Aktorët e këngëtarët me famë botërore kanë publikuar imazhe të ndryshme duke kritikuar personat që po shkaktojnë trazirat.
E njëra ndër to është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
30-vjeçarja rishpërndau në InstaStory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë”.