Edhe shefja e GP të Vetëvendosjes presion mbi grevistët: Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas vendimit të SBASHK-ut për vazhdim të grevës. Ajo u ka treguar mësimdhënësve dhe nxënësve se nesër duhet të dalin në shkollë.

“Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari- Lila ka shtuar se nuk ka asnjë arsyetim që të dënohen fëmijët me mungesë mësimi, si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut.

Ajo ka thënë se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.

Kusari-Lila ka shtuar se nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:

Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyjnë fillimin e vitit të ri shkollor.

Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.

Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla.

Të ngjashme