Edhe Shkëndija e kërkon sonte përmbysjen në Ligën e Konferencës

Prishtinë | 26 Shk 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Përveç Dritës, edhe ekipi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës do të synojë të përmbysë rezultatin sonte.

Në playoffin e Ligës së Konferencës, Shkëndija do të ndeshet me Samsunspor në udhëtim, teksa ndeshja e parë u mbyll me fitore minimale të turqve.

Në Samsun, kuqezinjtë e Tetovës do të synojnë të përmbysin rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/8 të kësaj gare.

Ndeshja nis me fillim nga ora 18:45. 

Të ngjashme