Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave ka mësuar sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve për sezonin 2023/24.
Vashat e Shqipërisë janë pozicionuar në Grupin B1 të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Hungaria.
Ndërkaq, datat, oraret dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e kësaj gare, përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e Grupi B1, për të vendosur kalendarin përfundimtar.
Katër ekipet që zënë pozitat e para në grupet e tyre në Ligën B do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë ose zbresin në Ligën A, eventualisht B.
Liga B, Grupi B1
Shqipëria
Irlanda
Irlanda e Veriut
Hungaria