Me disa probleme ka nisur viti i ri shkollor 2017/2018. Edhe kësaj radhe, sikurse çdo vit tjetër, mësimi nuk ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Të paktën në 4 prej tyre në nivel të Kosovës, mësimi nuk ka nisur për shkak se nuk janë kryer me kohë rinovimet.
E në disa shkolla, dita e parë e shkollës është shoqëruar me probleme të tjera.
Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, disa nxënës që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore janë kthyer të dëshpëruar.
Kjo pasi, siç janë shprehur prindërit e tyre, dy mësuese kanë munguar që në ditën e parë dhe nxënësit nuk kanë mbajtur mësim.