Edhe sot alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte i rrejshëm

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Alarmi për bombë në Stacionin i Autobusëve në Prishtinë doli të jetë sërish i rrejshëm. Kjo për herën e tretë.

Këtë gjë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Kështu rasti është iniciuar si “lajmërim i rremë”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë ajo.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë ajo

Të ngjashme