Pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdare po vazhdojnë edhe sot.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare për dalë nga Kosova janë 1 orë, ndërsa për të hyrë pritjet janë 5-10 minuta.
Kolona e autojemteve në dalje raportohet se është 500 metra e gjatë.
Në pikat tjera kufitare të Kosovës, pritjet janë më të shkurta.
Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për kolona.