Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup

Prishtinë | 30 Nën 2023 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky organizim po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut nga dje deri më 1 dhjetor.

Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup, shkak Lavrovi.

Për shkak të pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup.

Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike dhe të Ukrainës thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës.

Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë.

Të ngjashme