Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri edhe sot ka raportuar një rast të ri me COVID-19 nga tre mijë e 348 testime të bëra.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, njofton Klankosova.tv.
Në Shqipëri aktualisht janë 56 pacientë aktivë me koronavirus teksa vetëm një pacient po merr trajtim spitalor.