Edhe Suhareka me aktivitete për Ditën e Infermierisë

Suharekë | 12 Maj 2017 | 12:35 | Nga

Për nder të Ditës ndërkombëtare të Infermierisë, QKMF e Suharekës ka zhvilluar aktivitet në Sheshin “Fadil Vata” për të shënuar këtë ditë.

Stafi i QKMF-së kanë dhënë këshilla qytetarëve të Suharekës, duke u dhënë shërbime mjekësore pa pagesë si: matjen e tensionit, sheqerit në gjak e shërbime tjera.

Qytetarëve kalimtarë të rastit u janë shpërndarë fletëpalosje me këshilla për diabet dhe tension të lartë të gjakut. Këtë aktivitet të punëtorëve të QKMF-së, e vizitoi kryetari i Komunës, Sali Asllanaj, i cili i ka uruar për ditën e tyre dhe i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë.

Pjesë e kësaj fushate ishte edhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Frashër Behluli si dhe drejtori i QKMF-së, Milit Elshani.

Image may contain: 13 people, table, wedding and outdoorImage may contain: outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme