Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë.
Ndërsa fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, më një postim në Facebook.
“Me këtë masë ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës, poashtu brenda territorit të komunës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale etj, sipas vendimit të paraqitur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka njoftuar Muharremaj.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka marrë vendim që të shpallen zona karantinë Prishtina dhe Ferizaj.