Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.
Rasti i parë është një grua në javë e 36 të shtatzënisë e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi, njofton Klan Kosova
Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.
Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me Coronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16.