Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur për nesër mbledhjen e radhës. Në njoftimin e dërguar për media janë bërë të ditur edhe pikat e rendit, raporton EkonomiaOnline.
Ndër to është edhe rekomandim për rishqyrtim lidhur me regjistrimin e tri subjekteve të reja politike.
“Partia Balliste”, “Partia Euroatlantike e Kosovës” dhe “Partia Demokratike e Diasporës”.
Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:
Ju njoftoj se të enjten, 8 gusht, ora 10:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
RENDI I DITËS:
Hyrje: znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së nr.25 /2019.
Aktivitetet e ZRPP-së:
– Rekomandim për rishqyrtim lidhur me Regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Balliste”;
– Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Euroatlantike e Kosovës”; dhe
– Rekomandim për Regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Demokratike e Diasporës”.
Raport i Këshillave të KQZ-së;
· Këshilli për Çështje Ligjore:
– Njoftim lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.
Të ndryshme;